Sri Lanka ka pezulluar shitjen e karburanteve për makinat jo të domosdoshme, pasi vendi po përballet me krizën më të rëndë ekonomike në dekada. Në dy javët e ardhshme, vetëm autobusët, trenat dhe makinat që shfrytëzohen për shërbime mjekësore dhe transport ushqimesh, do të mund të blejnë karburante. Shkollat në zonat urbane ndërkohë janë mbyllur dhe zyrtarët u kanë thënë 22 milionë banorëve që të punojnë nga shtëpitë.