Tetë vite në pritje për një dritë jeshile nga Bashkimi Europian, duket se për Shqipërinë po afron dita e mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare. Kreu i ekzekutivit, Edi Rama u shpreh optimist teksa nënvizoi mbështetjen e presidentit francez Emanuel Macron. Në fjalën e tij, Rama theksoi se Shkupi dhe Tirana zyrtare i kanë përmbushur detyrat ndaj tashmë topi është në fushën e unionit europian.