Mospajtimet kryesore të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pasur të bëjnë gjithmonë lidhur me Serbinë dhe strukturat e saj, dhe asnjëherë për çështje bilaterale, ka deklaruar kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti gjatë një interviste televizive. Ai tha se marrëdhëniet e vendit me Shtetet e Bashkuara janë shumë të mira, por përsa I përket këndvështrimeve ndaj Serbisë janë të ndryshme. “Unë nuk mund të pres nga SHBA-ja që ta ketë qëndrimin për Serbinë si e ka Kosova. SHBA-ja e ka njohur Serbinë, e ka njohur edhe Kosovën, janë miq e aleatë tanë. Madje janë aleati i pazëvendësueshëm dhe partneri kyç i yni, janë edhe miku ynë special”, tha kryeministri në detyrë. I pyetur për mundësinë e shmangies së pezullimit të dialogut strategjik mes SHBA-së dhe Kosovës, Kurti tha se marrëdhëniet mes dy palëve janë shumë të mira, dhe ka kanë kaput kulmin në mbrojtje e siguri.