“U zgjova krejtësisht e shurdhuar e nuk qëndroja dot në këmbë”; këngëtarja e njohur Jessie J tregoi eksperiencën e frikshme që e detyroi t`I kalonte Krishtlindjet në spital. Mjekët atje i shpjeguan se arsyeja e problemeve të saj ishte sëmundja e Meniere, apo sindroma e veshit të mesëm. “ E di se shumë njerëz vuajnë prej kësaj sëmundjeje, dhe kam pasur mjaf mbështetje të them të drejtën; një numër I madh ndjekësish më kanë këshilluar se cfarë duhet të bëj”, rrëfeu këngëtarja. 32 vjecarja u shpreh se I kishin dhënë mjekime dhe se tani po e merr veten në shtëpi. Ajo ndihet mirënjohëse që e kaloi me kaq dhe problemet me dëgjimin ishin të përkohshme, edhe pse frika gjithmonë mbetet. “ Mund të kishte qenë më keq, shoi ajo, por më dhanë mjekimin e duhur dhe e mora veten shpejt”. Fansat nxituan t`i uronin në Instagram shërim të shpejtë, ndërsa ajo vetë tha se tani po dëgjon sërish dhe I gëzohet faktit që do t`I rikthehet shpejt këngës.