Një 35 vjeçar shqiptare është vrarë mbrëmjen e kaluar me armë zjarri në Castelfiorentino pranë Empolit, teksa po kthehej nga puna. Viktima, Klodiana Vefa, nënë e dy fëmijëve, u qëllua dy herë në kokë me një pistoletë, nga një person që dyshohet të ishte bashkëshorti i saj Alfred Vefa, me të cilin ishte duke u ndarë. Alarmi u dha nga banorët e zonës, të cilët dëgjuan të shtënat dhe lajmëruan policinë e cila mbërriti në vendngjarje dhe rrethoi zonën për të kapur autorin e këtij krimi i cili për momentin është ende në arrati.