Shqipëria vijon të renditet mes vendeve më problematike në botë sa i përket krimit të organizuar, korrupsioni tek zyrtarë të lartë dhe mosbesimit të qytetarëve në organet ligjzbatuese. Indeksi Global I krimit ka renditur Shqipërinë të 57-tën mes 193 vendeve anëtarë të OKB-së duke nënvizuar se vendi ynë është I përfshirë nga zyrtarët e korruptuar të policisë dhe gjyqësorit të cilët nuk kanë vullnetin për të luftuar paligjshmërinë, ndërsa në raport thuhet se shpesh ata janë të emëruar në pozicione politike në nivele të ndryshme.