Apeli me Juridiksion të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për autorin e krimit të dyfishtë në Roskovec, ku humbën jetën dy vëllezër. Altin Kuka, dy djemtë e tij Ervis dhe Emaurisio Kuka dhe Tomor Zyka janë lënë në qeli pas ankimimit të masësë në gjykatën e shkallës së parë Fier, në Apel.