Top News – Krimi elektoral/ Sa i pranishëm ishte në këto zgjedhje!
04/05/2021 20:51

Gjatë fushatës elektorale, por sidomos ditën e votimeve dhe më pas po flitet gjithmonë e më shumë për krimin zgjedhor. Për rastet konkrete, nuk kanë munguar edhe denoncimet në prokurorinë e posaçme Spak dhe në prokuroritë e rretheve. Sipas një raporti të publikuar nga INFOCIP, deri në fund të prillit rezultojnë në formë kallzimi, kërkesa për hetim apo referim nga Policia e Shtetit 190 raste të cilat lidhen me krimet zgjedhore sipas Kreut X të Kodit Penal. Numrin më të lartë të kallzimeve e ka depozituar Partia Demokratike dhe janë plot 50 kallzime të depozituara në SPAK, ndërsa 73 të tjera të denoncuara apo kallzuara në prokuroritë e rretheve. Në shumicën e kallëzimeve të depozituara nga sekretari i përgjithshëm i PD Gazment Bardhi në SPAK kërkohet nisja e hetimeve për krime të dyshuara zgjedhore. Në bazë të këtyre deponcimeve kërkohet nisja e hetimeve për 48 persona. Por kërkesa e PD e depozituar për personat në fjalë që në 7 prill është përcjellë për hetim në prokurorinë e Elbasanit. Një tjetër kallzim me një numër të madh pesonash për të cilët kërkohet hapja e hetimeve nga SPAK është ai i depozituar nga dega Durrës që 14 Prill 2021, për 44 persona si të përfshirë në vepra penale të dyshuara që parashikohen nga Kreu X i Kodit Penal. SPAK ka regjistruar 33 procedime penale deri në datë 27 Prill 2021. Në SPAK janë depozituar kallëzime apo kërkesa për hetim të cilat implikojnë një numër prej 340 personash. Brenda këtij totali, konstatohet se emri i një personi referohet më shumë se sa njëherë, madje në disa raste edhe mbi 8 herë. Numër të lartë kallëzimesh për krime zgjedhore ka pasur në prokurorinë e Lushnjes ku janë depozituar 17 te tilla, 10 prej të cilave janë dërguar në spak dhe të tjerar janë në fazë verifikimi. Shumica e kallëyimeve referon incidente që janë konsumuar në territorin administrativ të Bashkisë Divjakë. Më pas vjen Prokuroria e fierit ku janë regjistruar 12 kallëzime, për prej tzre është vendosur mosfillimi i procedimit penal, ndërsa 7 kallëzimet e tjera janë duke u shqyrtuar. Ndërkaq edhe Presidenti Ilir Meta ka depozituar 18 “kërkesa për hetim” në SPAK mbi incidente të raportuara tek vetë ai përmes denoncimeve të bra nga qztetarët në faqen yzrtare të presidentit. Ky instrument online denoncimesh u aktivizua nga Presidenti në fillim të fushatës elektorale ku ai u bëri thirrje qytetarëve që të denoncojnë të gjitha faktet që lidhen me krimet zgjedhore.

Top News- Kush e vr*u 23-vjeçarin në Shkopet? Detajet, u rrëmbye nga persona të veshur si policë
09/07 21:26
Top Channel/ Shtohen pickimet nga gjarpri! Pajisen me ilaçe qendrat shëndetësore
09/07 19:57
Top Channel/ 21 janari dhe TIMS, Spak bën transparencë për çështjet me interes të lartë
09/07 19:36
Top News- “150 mijë euro investim”, banori i Thethit mes katër rrugëve: Kam ndërtuar në tokën time
09/07 19:08
Top News- Dorëzohet “Thethi”, pas përplasjeve me policinë nis shembja e objekteve pa leje
09/07 19:00
Top Channel/ “O Zot, do futem në…”, me lotësh e lutjesh, banorët e Thethit: I bëmë me kredi, mos..
09/07 18:54
Top Channel/ Fadromat e IKMT shemb godinën dy katëshe në Theth, pamje
09/07 18:51
Top Channel/ Përplasja mes banorëve të Thethit dhe policisë, i riu u ofron ujë inspektorëve
09/07 18:50
Top Channel/ Shtëpizat pa leje në Theth, banorët përplasen fizikisht me policinë, kërcënojnë me…
09/07 18:47
Top Channel/ “Pasha të madhin Zot”, banorët e Thethit përplasen me policinë: Mos luani me…
09/07 18:45
Top Channel/ “Jam i vd*kur, jam në borxh”, tetraplegjiku në Theth me ngashërim: Mos i prishni shpitë
09/07 18:43
Top News – Në prag të nisjes së mandatit të katërt. Rama paralajmëron reforma në gjashtë sektorë
09/07 15:39
Top News – Rënia e blegtorisë. Prodhimi i qumështit u tkurr me 6.6 për qind në 2024
09/07 15:36
Top News – SPAK, procedim penal për TIMS. Hetimi për ndërhyrjen e paligjshme në sistem
09/07 15:20
Top Channel/ Reformë kundër “tokë e xanun”! Rama paralajmëron ndryshime
09/07 15:18
Top Channel/ Ultimatumi i Ramës, bizneset largojnë vetë pengesat në Vlorë
09/07 15:16
Top Channel/ Po pastrohet Thethi! Përplasje të forta mes banorëve dhe policisë
09/07 15:15
Top Channel/ Në kërkim të heroit! 51-vjeçari u mbyt në liqenin e Shkodrës duke shpëtuar dy të huaj
09/07 15:13
Top News – Votimi në PE i raportit për Shqipërinë. Spiropali: Vlerësim për Qeverinë dhe reformat
09/07 15:13
Top Channel/ Merret peng dhe eliminohet 23-vjeçari! U gjet pa jetë në liqenin e Shkopetit
09/07 15:13