Top News – ‘Krimi dhe pushteti janë bërë njësh’/ Basha reagon ndaj përçarjes së demokratëve
16/05/2021 15:47

Vetëm pak orë para mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur në Elbasan, ku ka vijuar retorikën shfajësuese ndaj strukturave të kësaj force politike. Shtrirjes së dorës të kryeministrit Rama për një bashkëpunim në katër vitet në vijim, Basha ju kundërpërgjigj me një ftesë për vizitë në Elbasan, ku sipas tij krimi dhe pushteti janë bërë njësh. ’Atyre që pyesin pse nuk jeni të gatshëm të bashkëpunoni me Edi Ramën, ju them ejani në Elbasan. Ejani dhe shikoni se si janë bërë njësh pushteti me krimin, krimi me pushtetin. Siç e ka thënë dikur gjyqtari i famshëm anti-mafia, Paolo Borselino, “krimi dhe politika ushtrojnë kontrollin mbi të njëjtën hapësirë. Ato nuk mund të jenë në paqe me njëra-tjetrën, por vetëm në luftë me njëra-tjetrën ose përndryshe njëra prej tyre ka fituar”. Në një moment ku selia blu po kalon momente aspak të qeta organizative, thirrjeve të Nishanit, Ristanit e Kadillit për largimin e Bashës, ky i fundit ju përgjigj duke i cilësuar kritika konstruktive brenda familjes. Së fundmi, diçka sa i përket zhvillimeve brenda familjes tonë. Duan s’duan kundërshtarët tanë, ne jemi një familje e madhe politike Në këtë shtëpi të madhe nuk ka të tepërt, ndaj çdo mendim, ide, kritikë konstruktive duhet të jetë e mirëpritur. Dhe kjo shtëpi e madhe ka një rregull të vërtetë dhe unik në aplikimin e tij, pushteti buron nga anëtarët e Partisë Demokratike, jeni ju ata që vendosni në votë përfaqësuesit tuaj dhe drejtuesit tuaj. Kështu ka qenë dhe kështu do të jetë shumë shpejt.

Top News – Bien kërkesat për azil në Shqipëri. Afganët e sirianët të parët për nga aplikimet
04/07 16:56
Top News- Dy akuza për babain monstër që abuzoi me të bijën, pranoi rastin para hetuesve
04/07 16:31
Top Channel/ Aksident i trefishtë në aksin Shkodër–Lezhë, një viktimë dhe tre të plagosur
04/07 16:30
Top Channel/ Mbyllja e Legjislaturës së X-të, Spiropali: Bashkëpunuam, debatuam, por edhe u grindëm
04/07 15:54
Top Channel/ Aksident i frikshëm në aksin Peqin-Elbasan, plagosen rëndë dy persona
04/07 15:24
Top Channel/ Protestë me 10 vetë për mbetjet! Elbasani helmohet nga tymi, qytetarët heshtin
04/07 15:23
Top News- Kreu i KPP në gjyq për shkeljet me tenderin, GJKKO jep vendimin
04/07 15:18
Top Channel/ Durrës, debat për projektet e reja! Miratohen dy investime me rëndësi
04/07 15:17
Top Channel/ Luftë informalitetit në turizëm! Ekspertët: Plani po vë nën presion bizneset
04/07 15:14
Top Channel/ ‘Tërmet’ në Bashkinë e Vlorës, dorëhiqen 21 drejtorë pas takimit me Ramën
04/07 15:13
Top News – Zënia e hapësirave publike nga lokalet. Rama: Të mbledhin plaçkat, sepse boll është boll
04/07 15:13
Top Channel/ Gjyqi i rrallë në Tiranë! E moshuara gjobitet pse ushqen macet e rrugës
04/07 15:12
Top Channel/ Mjegulla ‘pushton’ bregdetin e Vlorës, pamje nga fenomeni i rrallë në kulmin e vapës
04/07 14:50
Top News- Mjegull e fortë në Vlorë, pamja e pazakontë për pushuesit
04/07 14:48
Top News- Aksion antikanabis në Tepelenë/ Asgjësohen bimë narkotike, procedohet kryeplaku i Mamajt
04/07 14:46
Top News- Trafik pistoletash nga Kosova/ 2 në pranga, sekuestrohen 8 armë zjarri
04/07 13:55
Top News – Ditëlindje me takime e punë. Rama mbledh në seli deputetët, ndan detyrat
04/07 13:54
Top Channel/ Zjarri në Elbasan, protestë para Prokurorisë
04/07 13:06
Top News – 21 dorëheqje në bllok në Vlorë. Ikin drejtorët pas kërkesës së Ramës, ngrihen grupe pune
04/07 12:55
Top Channel/ Pas vizitës së Ramës në Vlorë, Policia zbarkon për lirimin e hapësirave publike
04/07 12:55