16 kamera të tjera të cilat ishin instaluar në disa shtylla elektrike, u sekuestruan nga policia e Vlorës këtë të enjte, duke finalizuar kështu fazën e tretë të operaciinit të koduar Fijet. Këto kamera dyshohet se ishin të lidhura me aparate celulare të shtetasve të ndryshëm. Ato ishin instaluar në disa zona me frektuentim të lartë, konkretisht në lagjet “Uji i Ftohtë”, “1 Maji”, “24 Maji”, “Lirim” dhe “Hajro Çakërri”.