Prej muajsh struktura FAST po vepron në thuajse të gjithë vendin, sipas një plani operacional që zë fill në Itali, por që po zhvillohet edhe në Spanjë, Holandë dhe Belgjikë. Janë disa shtete që po tentojnë të shkatërrojnë një grup kriminal të trafikut të drogës, që vepron në Itali më së shumti, por me lidhje të forta edhe në Holandë.