47 vjeçari Ylber Lezi u gjet I pajetë nga forcat e policisë në banesën e tij ndërsa dyshimet paraprake janë se ai është goditur nga e bija pasi po I dhunonte të ëmën. Nënë e bijë janë shoqëruar në komisariat. Burime bëjnë me dije se familja Eezi ndodhej në kushte ekstremisht të vështira ekonomike, me një kryefamiljar përdorues alkooli, dhe me të zonjën e shtëpisë me probleme të depresionit, ç’ka duket se kanë shkaktuar këtë krim të rëndë.