Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Allabegi, në Dibër. Policia bën me dije se Florian Tonuzi 26-vjeç ka goditur me thikë vëllanë e tij 23-vjeçar dhe për pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë në spital, për shkak të plagëve të marra. Uniformat blu janë vënë në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes, i cili menjëherë pasi ka kryer aktin e rëndë është arratisur. Sipas njoftimit, rrethanat e ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura, por dyshohet se Floriani ka probleme me shëndetin mendor. Para një viti, është dënuar me burg pasi u akuzua se ka dhunuar edhe babain e tij. Ndërkohë policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.