Gjykata Kushtetuese shqyrtoi këtë të martë ankimin e Partisë Demokratike për rregulloren dhe strukturën e re të Kuvendit. Kryetari i grupit, Gazment Bardhi u shpreh para trupës së gjyqtarëve se qëllimi i socialistëve ishte që të largonin opozitën nga procesi i integrimit të vendit në BE. "I gjithë procesi ka ndodhur për një orë dhe asnjë prej deputetëve të pakicës nuk ka patur mundësi të ushtrojë të drejtën e vet për të paraqitur amendamente. Qëllimi ka qenë që opozita të përjashtohet tërësisht nga procesi në Kuvend i procesit të integrimit.