Ish-ministrja e Bujqësisë dhe ish drejtuesja e AZHBR, Frida Krifca ka dhënë dëshmi për disa orë të martën e 17 Marsit në SPAK, për dosjen që po hetohet nga prokurori Klodian Braho mbi abuzimet me fondet e programit të IPARD. Krifca është pyetur si person në dijeni teksa SPAK ka intensifikuar hetimet për këtë dosje. Më herët Reni Ashiku, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të ish-ministres Krifca u paraqit në Prokurorinë e Posaçme për t’u marrë në pyetje.