Gjykata e Lartë ka rrëzuar dënimin me 15 vite burg për Domart Konjarin. Dosja penale ndaj tij do të rigjykohet sërish në apelin e GJKKO me një tjeter trupë gjykuese. Konjari me 7 tetor të vitit 2021 u shpall fajtor me vendim të formës së prerë për një sërë akuzash që përfshihen krijim, organizim dhe drejtim organizate kriminale, pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave, vizave dhe korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike.