Gjykata e Shkodrës ka shtyrë për në datë 7 nëntor seancën ndaj rusi Igor Kokunov, i arrestuar duke hyrë në Shqipëri në fund të muajit gusht. Kokunov u ndalua në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit, pasi rezultoi se emri i tij ishte në listën e Interpolit, si kreu i një grupi kriminal ndërkombëtar.