Sekretari i Përgjithshëm për Strategjinë Euro-Atlantike dhe politikani serb Boban Bogdanoviç, ka reaguar lidhur me fjalimin e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiç në OKB. Bogdanoviç ka thënë se fjalimi i kryeministres serbe reflekton një “fjalim të turpshëm dhe autokratik”. Sakaq politikani serb ka folur pozitivisht me fjalimin e Osmanit si një fjalim demokratik, si një qytetare e vërtetë e Evropës.