Me qirinj të ndezur në duar besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kanë kremtuar Ringjalljen e Krishtit deri në orët e para të mëngjesit, duke uruar për paqe dhe begati. Kishat dhe katedralet e vendit janë mbushur me besimtarë, të cilët ndoqën meshat që u mbajtën për festën e pashkës ortodokse.