Pas urdhërit të arrestit, të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për presidentin rus, Vladimir Putin, ka reaguar edhe Moska zyrtare, nëpërmjet zëdhënëses së ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakharova. Kjo e fundit ka thënë se Kremlini nuk shqetësohet aspak nga urdhër-arresti I GJykatës Ndërkombëtare Penale, pasi Rusia nuk është pjesë e marrëveshjes për krijimin e saj dhe si rrjedhojë, nuk ia njeh juridiksionin.