Kremlini tha të enjten se Shtetet e Bashkuara dhe aleanca e NATO-s tashmë po i japin Ukrainës rregullisht të dhëna inteligjence, në përgjigje të raporteve se Uashingtoni do t'i ofrojë ndihmë Kievit për përcaktimin e shënjestrave ruse të energjisë. Ëall Street Journal dhe Reuters raportuan se SHBA do t'i jepte Ukrainës inteligjencë mbi objektivat e infrastrukturës së energjisë me rreze të gjatë veprimi brenda Rusisë, ndërsa po peshon gjithashtu nëse do të dërgojë raketa në Kiev që mund të përdoren në sulme të tilla. "Shtetet e Bashkuara të Amerikës i transmetojnë inteligjencë Ukrainës rregullisht", u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. "Furnizimi dhe përdorimi i të gjithë infrastrukturës së NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara për të mbledhur dhe transferuar inteligjencë te ukrainasit është i dukshëm", shtoi ai.