Bankat e nivelit të dytë perceptuan rrezik të shtuar në kredinë për strehim në tremujorin e fundit të vitit të kaluar dhe si kundërpërgjigje ashpërsuan kushtet për miratimin e këtyre kredive. Raporti periodik vrojtues i aktivitetit të huadhënies dhe huamarrjes i Bankës së Shqipërisë tregon se në periudhën tetor-nëntor-dhjetor bankat e nivelit të dytë shtrënguan kushtet e termave të kreditimit duke kërkuar kolateral më të lartë në raport me kredinë e marrë, teksa zbatuan edhe rregulloren e bankës qendrore për shumën tavan të huadhënies.