Shtrëngimi dhe ashpërsimi i kushteve, si dhe rritja e normave të interesit kanë tkurrur kreditë e reja për biznes në tetë muajt e parë të këtij viti. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se portofoli i kredisë për hapjen e bizneseve të reja arriti 81 milionë euro, deri në gusht të këtij viti. Shifra është gati 15 milionë euro më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.