Top News – Krasniqi në Hagë / Përpara dhomave të specializuara
09/11/2020 12:22

Ish zëdhënësi politik I UCK-së, njëkohësisht ish kryetar I parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka dalë sot përpara Dhomave të Specializuara në Hagë, të njohura edhe si Gjykata Speciale. Gati I perlotur, Krasniqi tregoi se kurrë nuk ka bërë asnjë nga krimet për të cilat akuzohet, e tha se kjo që po ndodh tani, është një padrejtësi. Më vonë gjatë ditës, aty do të paraqitet edhe ish presidenti Hashim Thaci, ndërsa në 10 nëntor do të jetë radha e ish kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, e një ditë më pas, del edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi. Thaçi, Krasniqi, Veseli dhe Selimi, të gjithë ish-eprorë të UÇK-së, u arrestuan javë që shkoi në Prishtinë, pas konfirmimit të një aktakuze kundër tyre për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Menjëherë pas ndalimit, ata u transferuan në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë. Pas konfirmimit të aktakuzës, Thaçi dha dorëheqjen nga posti i presidentit të Kosovës.Gjatë paraqitjes së pare në Hagë, gjykatësi i procedurës paraprake siguron që të respektohen të drejtat e të akuzuarit, ndër të cilat edhe e drejta për përfaqësim ligjor dhe që i akuzuari t’i kuptojë akuzat kundër tij.Të pandehurit po ashtu i jepet mundësia të deklarohet nëse është fajtor ose i pafajshëm për çdo akuzë, ose këtë mund ta bëjë edhe brenda tridhjetë ditësh nga paraqitja e parë para Dhomave të Specializuara. Veprat që, sipas aktakuzës, rëndojnë ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, kanë të bëjnë me krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe me krime kundër njerëzimit: burgosje.Më pastaj përmenden edhe akte tjera çnjerëzore, si: torturë, vrasje të paligjshme, zhdukje me forcë e personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer mes marsit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999.

Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07
Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23
Top News- Marta Kos ish agjente e UDB? Komisionerja përballet me eurodeputetët për akuzat
26/03 10:55
Top Channel/ Serbia hakmerret për misrin! Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria
24/03 19:57
Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46
Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24
Top News- ‘Serbët të acaruar, janë në dëshpërim’/ Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen
20/03 13:32
Top News – Lëkundet Janina dhe Filati, katër tërmete pranë kufirit me Shqipërinë
20/03 12:30
Top News- ‘Në Ballkan përplasen interesa të mëdha’/ Raporti: Ndikimi rus, rrezik për rajonin
20/03 12:28
Top News – Greqia rrëzon raketat balistike të Iranit / Sistemi Patriot i vendosur në Arabinë Saudite
19/03 14:45
Top News – Pro dhe kundër luftës në Iran. Si u nda rajoni për konfliktin në Lindjen e Mesme
18/03 13:55
Top News – Nga Kosova, në Kroaci e Serbi. Si po ndërhyjnë qeveritë te çmimi i karburanteve
18/03 13:18
Top News – Aksident në vendin e punës. 4 shqiptarë humbin jetën në Vjenë, 1 në gjendje kritike
18/03 10:01
Top News- BE humb durimin me Vuçiç, vjen goditja e parë për Serbinë nga unioni
17/03 22:28
Top News- Kryeministri i Rep. Srpska jep dorëheqje: Qëllimi, të sigurohet legjitimiteti i qeverisë
16/03 18:30
Top News – Një vit nga tragjedia e Koçanit/ Familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi
16/03 15:14
Top News – Greqia hyn në epokën e astronautëve / Shkencëtari i bashkohet trajnimit të ESA-s
16/03 14:15