Lideri I Koresë së veriut, Kim Jong Un, ka premtuar se do të qëndrojë krah më krah me presidentin rus, Vladimir Putin dhe se do të rrisë bashkëpunimin strategjik për sa I takon qëllimit të përbashkët të tyre të ndërtimit të një vendi të fuqishëm – raportoi media koreanoveriore të hënën. Kim e bëri premtimin në një mesazh drejtuar Putinit, në ditën kombëtare të rusisë, duke mbështetur vendimin e tij për të pushtuar Ukrainën dhe duke shfaqur mbështetje dhe solidaritet të plotë. “Drejtësia është e sigurt që do të fitojë dhe populli rus do të vazhdojë ti shtojë lavdi historisë së fitores”, tha kim në mesazhin e publikuar nga KCNA.