Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë po vazhdon me skanimin e listave të votuesve të nënshkruar në 2,533 vendvotime të rregullta në zgjedhjet e 9 shkurt. Pas këtij procesi, i cili parashikohet të përfundojë javën e ardhshme, do të nisë numërimi i votave të diasporës, votave me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara.