Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon 55 milionë lekë shtesë në buxhetin e vitit 2026 për mirëmbajtjen e sistemeve të teknologjisë dhe informacionit si dhe për qeranë e magazinave në Vaqarr ku gjendet materiali zgjedhor, derisa të përfundojë ndërtimi i infrastrukturës së magazinave të KQZ-së. Në komisionin e ligjeve, drejtoresha e përgjithshme e administrimit zgjedhore, Joana Josifi u ndal tek kërkesat buxhetore, teksa nga ana e opozitës i erdhën dy kërkesa: auditimi i votimit të diasporës dhe rritja e pagesave për administratën zgjedhore.