Kosto e jetesës ka pësuar sërish rritje për familjet me fëmijë krahasuar me vitin 2023, sipas të dhënave nga Anketa e Buxhetit të Familjeve. Vitin e kaluar shpenzimet mujore të familjeve me dy të rritur me fëmijë pësuan rritje vjetore me 14.7 për qind, në raport me tipologjitë e tjera të familjeve, sipas Monitor.