Top News – Kosovë, takim për të zhdukurit/ Kurti: Serbia të hapë arkivat ushtarake dhe policore
07/06/2021 18:20

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se çështja e të pagjeturve nga koha e luftës është një plagë e hapur dhe se “është shumë me rëndësi që të hapen arkivat shtetërore të Serbisë”. Kurti tha se krimet nuk janë kryer nga individë, por nga shteti serb. Ai i bëri komentet në një takim me drejtorin rajonal të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për Evropën dhe Azinë Qendrore, Martin Schuepp. Kurti tha se Qeveria e tij i jep prioritet zbardhjes së fatit dhe vendndodhjes së të pagjeturve, trajtimit më të mirë ligjor dhe institucional të familjeve të tyre dhe vendosjes së drejtësisë. Schuepp, në anën tjetër, tha se është shumë e rëndësishme për njerëzit që kanë përjetuar ngjarjet e luftës, t’i ndajnë ato me të tjerët, sepse, sipas tij, mund të kuptohen më shumë gjëra rreth asaj që ka ndodhur. Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në vitin 1999, ka patur rreth 6,500 persona të zhdukur. Që nga ajo kohë janë kryer disa zhvarrime në varreza masive në Kosovë dhe Serbi dhe deri tani janë gjetur rreth 70 % e të zhdukurve. Sipas autoriteteve në Kosovë, të pagjetur vazhdojnë të jenë edhe rreth 1,600 persona, kryesisht shqiptarë. Gërmimet e fundit janë bërë muajin e kaluar në varrezën masive në Kizhevak të Rashkës në Serbi. Institucionet e Kosovës kanë bërë të ditur se në këtë lokacion janë gjetur mbetjet mortore të nëntë kosovarëve, të vrarë gjatës luftës. Ndërsa kryetari i delegacionit të Kosovës në bisedimet për çështjen e të pagjeturve, Ibrahim Makolli, ka thënë se hapja e arkivave ushtarake dhe policore në Serbi mund të ndihmojë në gjetjen e varrezave të tjera masive në Serbi.

Top News – Shtrenjtohen tarifat në stacion. Linjat e autobusëve në Prishtinë paralajmërojnë grevë
01/07 23:00
Top News – Protestë në Merdarë. Kurti ndërton urën, serbët bllokojnë rrugët
01/07 21:00
Top Channel/ Kurti nuk tërhiqet! Nis ndërtimi i dy urave të reja, BE: Ne nuk jemi pjesë
01/07 20:04
Top News- Fondet e BE mbeten ‘pezull’/ Kos: Presim që të formohet qeveria e re në Kosovë
01/07 16:47
Top Channel/ Kurti nuk “tërhiqet”: Nis ndertimi i dy urave te reja krah Ures se Ibrit!
01/07 16:01
Top Channel/ Ura e re mbi Ibër, lidh dy pjesët e Mitrovicës. Reagon BE: S’jemi të përfshirë
01/07 12:52
Top News- Sulmi terrorist në Banjskë/ Komandanti i KFOR- autorët të dalin para drejtësisë
01/07 12:21
Top Channel/ Kosovë, zvarritja me “plan”! Ekspertët: Kushtetuesja të sqarojë garën
30/06 20:03
Top News- Kosova ndalon importin e gjedhëve nga Italia/ Shfaqet sëmundje virale e lëkurës
30/06 16:47
Top News- Kosova ndalon importin e gjedhëve nga Italia/ Shfaqet sëmundje virale e lëkurës
30/06 16:45
Top News- Kurti i hapur për takime me opozitën/‘Kam ofruar dy kompromise për zhbllokimin e Kuvendit’
30/06 14:52
Top News- Aktakuzë ndaj dy serbëve për krime lufte/ Dyshohet se vr*në 2 civilë e torturuan të tjerë
30/06 12:36
Top News- Pa konstituim, nuk ka pushime! Deputetët e Kosovës duhet të kthehen në Kuvend çdo 48 orë
30/06 10:11
Top Channel/ Kosovë, kriza vazhdon! Dështon seanca e 39-të, opozita kundërshton propozimin e LVV
29/06 15:10
Top Channel/ Gazetarja kap “mat” Kurtin! Kryeministri: Gjeni një vend ku partia e parë ishte…
29/06 15:08
Top Channel/ ‘Kriza’ vijon në Kosovë, deputetët u bien tavolinave
29/06 12:22
Top Channel/ Kurti s’arrin dakordësinë me partitë politike. Bllokada institucionale vijon në Kosovë
28/06 22:56
Top News – Çfarë tha Gjykata Kushtetuese? Kurti, PDK e LDK, interpretime të ndryshme të vendimit
28/06 21:36
Top Channel/ Festa e Vidovdanit! Policia e Kosovës ndalon serbët me simbole shoviniste
28/06 19:44
Top Channel/ Mbi dy orë takim! Asnjë rezultat nga bisedimet e Kurtit me partitë
28/06 19:42