Top News – Kosovë-Serbi, takime sekrete në Zvicër / Mediat zvicerane: Po kërkohet një kompromis
19/12/2022 14:34

Kosova dhe Serbia po zhvillojnë bisedime të fshehta në zvicër. Kështu shkruajnë mediat zvicerane, Gazeta NZZ am Sonntag dhe Sëissinfo. Sipas tyre, është ministria e jashtme e zvicrës ajo që ka organizuar një seri takimesh mes përfaqësuesve nga të dy vendet, në kërkim të një kompromisi. Takimet larg syve të publikut, sipas mediave zvicerane, janë shumë të rëndësishme dhe një mundësi për përfaqësuesit e kosovës dhe serbisë që të shkëmbejnë rregullisht mendime për cështje politike dhe të krijojnë besim mes tyre. Përmbajtja e bisedimeve sidoqoftë nuk është bërë publike, por zvicra, në jo pak raste, shfrytëzon rolin e saj tradicional të neutralitetit për të ndihmuar në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Nga viti 1999, Zvicra është e angazhuar në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR me 195 ushtarë zviceranë që shërbejnë aktualisht atje. Por, ministria e jashtme zvicerane, beson se diplomacia është mjeti i duhur për të zbutuar situatën, e cila është përshkallëzuar ndjeshëm këto kohë të fundit në veri të kosovës. Një deputet zviceran, Franz Gruter, thotë se situata është pak a shumë e ngjashme me atë që po ndodh mes rusisë dhe ukrainës. Nuk mund të përjashtohet madje mundësia që e njëjta gjë të ndodhë në ballkan – thotë ai, duke hamendësuar se edhe serbia mund të guxojë në Kosovë, me mbështetjen e rusisë. Por, për ish ambasadorin e zvicrës në Kosovë, alarmi është më i moderuar. “Gjatë shërbimit tim si ambasador në Kosovë jam përballur disa herë me provokime të tilla nga ana e Serbisë. Gjithnjë ishte një bllof dhe nuk e kuptoj përse duhet të jetë ndryshe tani”, thotë ai duke shtuar se rreziku i një përshkallëzimi të mëtejshëm, është i madh për serbinë. Nato është në kosovë dhe do të reagonte shpejt, ndërkohë që serbia do të humbiste shpresat dhe perspektivën e anëtarësimit në BE.

Top News- ‘Serbët të acaruar, janë në dëshpërim’/ Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen
20/03 13:32
Top News – Lëkundet Janina dhe Filati, katër tërmete pranë kufirit me Shqipërinë
20/03 12:30
Top News- ‘Në Ballkan përplasen interesa të mëdha’/ Raporti: Ndikimi rus, rrezik për rajonin
20/03 12:28
Top News – Greqia rrëzon raketat balistike të Iranit / Sistemi Patriot i vendosur në Arabinë Saudite
19/03 14:45
Top News – Pro dhe kundër luftës në Iran. Si u nda rajoni për konfliktin në Lindjen e Mesme
18/03 13:55
Top News – Nga Kosova, në Kroaci e Serbi. Si po ndërhyjnë qeveritë te çmimi i karburanteve
18/03 13:18
Top News – Aksident në vendin e punës. 4 shqiptarë humbin jetën në Vjenë, 1 në gjendje kritike
18/03 10:01
Top News- BE humb durimin me Vuçiç, vjen goditja e parë për Serbinë nga unioni
17/03 22:28
Top News- Kryeministri i Rep. Srpska jep dorëheqje: Qëllimi, të sigurohet legjitimiteti i qeverisë
16/03 18:30
Top News – Një vit nga tragjedia e Koçanit/ Familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi
16/03 15:14
Top News – Greqia hyn në epokën e astronautëve / Shkencëtari i bashkohet trajnimit të ESA-s
16/03 14:15
Top News – Debati për gjuhën shqipe në RMV. Ministri Hoxha telefonatë me homologun maqedonas
16/03 11:13
Top News- Vuçiç blen raketat supersonike nga Kina: Po përgatitemi për sulm nga Tirana, Prishtina e…
13/03 11:01
Top News- ‘Zë i fortë për shqiptarët në Preshevë’/ Begaj: Do garantojmë mbrojtjen e të drejtave
12/03 18:28
Top News- Rama rrëzon pretendimet e Vuçiç/ ‘E ka makth Kosovën, s’ka aleancë kundër Serbisë’
12/03 14:51
Top News-‘5 vendet e BE të njohin Kosovën’/ PE: Dialogu me Serbinë kyç për integrimin
12/03 14:37
Top News- Fluturimet misterioze mes Tel Avivit e Beogradit/ Dyshime për transport armësh në Izrael
11/03 14:48
Top News- Serbë për të trazuar Europën/ Gjykatat serbe: U paguan nga shërbimi i inteligjencës ruse
10/03 10:17
Top News- Rikthimi i shërbimit ushtarak/ Nis rekrutimi i ushtarëve në Kroaci, dy muaj uniformë
09/03 11:07
Top News – Serbia përgatitet për luftë. Vuçiç, 6 mld euro për ushtrinë-Do blejmë gjithçka
07/03 18:00
DIGITALB DIGITALB