Top News – Kosovë e Maqedoni/ Rënie e rasteve dhe viktimave
13/10/2020 19:36

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit është shënuar edhe një viktimë e re e koronavirusit. Kështu ka njoftuar Instituti i Shëndetësisë Publike, në raportin ditor për situatën epidemiologjike në vend. Bazuar në 685 mostra të testuara, të martën janë konfirmuar edhe 98 persona të infektuar me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. IKSHPK thotë se nga sëmundja janë shëruar edhe 37 pacientë ndërsa raste aktive janë 1.291. Që nga muaji mars kur në Kosovë u paraqitën rastet e para me koronavirus, deri më tani, janë infektuar gjithsej 16.345 persona, prej të cilëve 14.405 janë shëruar ndërsa 649 kanë vdekur. Ndërsa në maqedoninë e veriut është shënuar një rënie e shifrave të martën, me 80 raste të reja dhe 3 viktima. Shifër kjo ndjeshëm më e ulët në krahasim me ditët e fundit. Të dhënat i referohen rezultateve të 680 testeve të kryera 24 orët e kaluara. Numri i përgjithshëm i viktimave në vend ka shkuar tashmë në 800, me pjesën më të madhe të tyre në shkup. Raste aktive në vend ndërkohë janë 3.996 persona. Edhe numri i të shëruarve ka ardhur në rritje, me 97 persona 24 orët e shkuara. Ndërkohë, në kuadër të masave për mbrojtjen nga pandemia, qeveria ka miratuar propozimin e ekspertëve për mbajtjen e maskave edhe në hapësira publike, përveç në rastet e aktiviteteve fizike në natyrë dhe në makinë kur udhëtojnë persona të të njëjtës familje. Maskat do të jenë të detyrueshme edhe në hapësira publike, transport publik dhe institucione publike ndërsa pas orës 22.00 nuk do të lejohen grumbullime të më shumë se katër personave. Qeveria ka kërkuar respektimin e masave si mundësi e vetme për mbrojtje nga COVID-19 dhe mosngarkimin e sistemit shëndetësor.

Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07
Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23
Top News- Marta Kos ish agjente e UDB? Komisionerja përballet me eurodeputetët për akuzat
26/03 10:55
Top Channel/ Serbia hakmerret për misrin! Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria
24/03 19:57
Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46
Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24
Top News- ‘Serbët të acaruar, janë në dëshpërim’/ Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen
20/03 13:32
Top News – Lëkundet Janina dhe Filati, katër tërmete pranë kufirit me Shqipërinë
20/03 12:30
Top News- ‘Në Ballkan përplasen interesa të mëdha’/ Raporti: Ndikimi rus, rrezik për rajonin
20/03 12:28
Top News – Greqia rrëzon raketat balistike të Iranit / Sistemi Patriot i vendosur në Arabinë Saudite
19/03 14:45
Top News – Pro dhe kundër luftës në Iran. Si u nda rajoni për konfliktin në Lindjen e Mesme
18/03 13:55
Top News – Nga Kosova, në Kroaci e Serbi. Si po ndërhyjnë qeveritë te çmimi i karburanteve
18/03 13:18
Top News – Aksident në vendin e punës. 4 shqiptarë humbin jetën në Vjenë, 1 në gjendje kritike
18/03 10:01
Top News- BE humb durimin me Vuçiç, vjen goditja e parë për Serbinë nga unioni
17/03 22:28
Top News- Kryeministri i Rep. Srpska jep dorëheqje: Qëllimi, të sigurohet legjitimiteti i qeverisë
16/03 18:30
Top News – Një vit nga tragjedia e Koçanit/ Familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi
16/03 15:14
Top News – Greqia hyn në epokën e astronautëve / Shkencëtari i bashkohet trajnimit të ESA-s
16/03 14:15