Kosova ka marrë zyrtarisht dritën jeshile për lëvizjen brenda zonës Shengen pasi në Strasburg u nënshkruar të mërkurën akti ligjor i Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën. Raportuesi për vizat për Kosovën, This Reuten, tha gjatë një konference për media se duke nisur 1 janari i vitit 2024, qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në Zonën Schengen.