Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar në 74 vjetorin e themelimit të NATO se Kosova është vendi më i rëndësishëm në historinë e NATO’s, pavarësisht se nuk është anëtare. Në këtë përvjetor, Kurti kujtoi ndërhyrjen e NATO në që ndali gjenocidin në Kosovë Ai kujton se 24 vite më parë, në prag të përvjetorit të 50-të të themelimit të NATO-s, më 24 mars 1999, NATO nisi operacionin ushtarak më të madh në historinë e kësaj aleance deri atëherë. Deri më 10 qershor, për 78 ditë rresht, trupat e NATO-s e bombarduan nga ajri Jugosllavinë, me qëllim që të ndalonin spastrimin etnik dhe gjenocidin e ushtruar nga Serbia e Sllobodan Millosheviqit mbi shqiptarët në Kosovë”.