Pas Shqipërisë dhe Malit të Zi, edhe Kosova po përballet me sulme të pashembullta kibernetike, të cilat po godasin faqet zyrtare të qeverisë. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, ka njoftuar se faqja zyrtare është sulmuar nga hakerë të panjohur gjatë dy ditëve te kaluara, duke paralizuar qasjen ndaj të dhënave zyrtare.