Kosova zbret sot në mbrëmje fushën e lojës për të zhvilluar sfidën e radhës së kualifikueseve të Botërorit 2022. Skuadra e Bernard challandes do të presë në 'Fadil vokrri' skuadrën e Spanjës me Dardanët që vijnë në këtë sfidë me 4 pikë të fituara në 2 ndeshjet e fundit pas fitores me Gjeorgjinë dhe Barazimit me Greqinë. Trajneri zviceran i kosovës e vlerësoi në maksimum në Spanjë dhe tha se skuadra do të kërkojë të sulmojë 'La Rojan edhe pse nuk do të jetë një mision i lehtë.