Përfaqësuesja e kosovës këtë të premte është nisur drejt Murcias në Spanjë ku do të luajë ndeshjen e kthimit me Islandën në raundin e playoffit të nations League me synimin për t’u ngjitur në Ligën B të kompeticionit. Për këtë ndeshje, trajnerit Franko Foda do t’i duhet të bëjë pa 2 futbollistë të rëndësishëm dhe bëhet fjalë për portierin Arijanet Muric dhe mesfushorin Donat Rrudhani.