Top News/ Kosova, ‘në zemrën’ e Bidenit / Angazhim i tij ndër vite, nga Senati në Shtëpinë e Bardhë
22/07/2024 14:40

Në familjen e tij, Kosova do të ketë “vend të posaçëm”. Joe Biden e tha këtë në shkurt të vitit 2021, kur i dërgoi një letër ushtrueses së atëhershme të detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për t’i uruar Ditën e Pavarësisë. “Kosova vazhdon të ketë një vend të posaçëm për familjen Biden, për nder të kohës që djali ynë i ndjerë, Beau Biden, kaloi duke punuar për të siguruar paqe, drejtësi dhe sundim të ligjit për të gjithë popullin e Kosovës”, shkroi Biden në atë letër.Kur mori postin më të lartë politik të SHBA-së më 20 janar të vitit 2021, Osmani tha se “në krye të SHBA-së, nga kjo ditë, ishte miku i Kosovës”. Dhe në fakt, mbështetja e Bidenit për Kosovën nisi herët, që kur ai ishte senator. Në tetor 1998, ai bashkë me senatorë të tjerë shprehën mbështetje për veprimet ushtarake të NATO-s kundër serbisë, për të ndaluar dhunën në kosovë. Në një seancë të Kongresit të ndarë në atë kohë, Biden tha se sulmet ajrore “janë në interes të sigurisë së SHBA-së”. Ai tha se lufta po kërcënonte besueshmërinë e NATO-s, ndërsa “vala masive e refugjatëve do të destabilizonte demokracitë e brishta në Maqedoni dhe Shqipëri”. Dhe vite më vonë, ai do të nënvizonte se angazhimi i tij për t’u dhënë fund luftërave në ish jugosllavi ishte një nga “momentet më krenare” të karrierës së tij politike. Kur Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008, Biden ishte ndër të parët në SHBA që e përshëndeti atë. Në 2009, vetëm pas katër muajsh në postin e nënpresidentit amerikan, Biden vizitoi Kosovën. “Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë se njohja e pavarësisë së Kosovës është e pakthyeshme dhe kjo nuk do të ndryshojë”, tha ai në Prishtinë. Pak muaj pasi Kosova arriti marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, në vitin 2013, nënpresidenti i atëhershëm, Biden, priti në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin e atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi. Si zvpresident, Biden vizitoi kosovën edhe në vitin 2016, kur mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të rrugës Ferizaj-Gjilan me emrin e djalit të tij të ndjerë, Beau Biden. Gjatë presidencës së tij, Biden inkurajoi disa herë Kosovën, por edhe Serbinë që t’i normalizojnë marrëdhëniet me njëra-tjetrën. Por në këtë periudhë, zyrtarë të lartë amerikanë edhe e kritikuan kosovën për, siç thanë, disa veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara, që sipas tyre, vunë në dyshim partneritetin me SHBA-në.

Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05