Presidentja Vjosa Osmani, priti në në takim zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana, i cili e bëri të qartë se qëllimi përfundimtar i aleanxës është anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë. Zyrtari i lartë thotë se Përkushtimi kryesor i NATO-s është integrimi i tërë Ballkanit Perëndimor në Aleancë. Por derisa të ndodhë kjo, vendet e rajonit, përfshirë Kosovën, duhet t'i përmbushin reformat, thotë nënsekretari i përgjithshëm i NATO-s.