Ambicia e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Europës ka nxitur regimin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Në darkën e organizuar nga përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian për politikën e jashtme, Joseph Borrel; Shqipëria u gjend mes dy zjarresh. Nga njëra anë marrëveshja e ‘Ballkanit të Hapur’ që i lidh ngushtësisht interesat e vendit tonë me Serbinë e nga ana tjetër, refuzimi i hapur që i bëri Vuçiç anëtarësimit të Kosovës, duke e cilësuar shkelje të marrëveshjes së Uashingtonit.