Në Kuvendin e Serbisë, mbahet këtë të enjte një seancë e posaçme parlamentare për Kosovën. Në këtë seancë është ftuar edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç. Pritet që ai të flasë për rrjedhën e dialogut dhe propozimin franko-gjerman për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës.