Top News/ Kosova mposht Izraelin në fushë / Ndeshje nën masa të rrepta sigurie në Fadil Vokrri
13/11/2023 11:11

Kosova e mposhti 1:0 Izraelin të dielën në një ndeshje kualifikuese për Euro 2024 nën masa të rrepta sigurie në Prishtinë, e cila ishte e para për kombëtaren izraelite prej se nisi lufta mes Izraelit dhe grupit palestinez Hamas - i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja - më 7 tetor. Autoritetet kosovare i rritën masat e sigurisë prej kur futbollistët izraelitë mbërritën në Kosovë të premten dhe i shtoi ato në ditën e ndeshjes të dielën, duke bllokuar rrugët përreth stadiumit Fadil Vokrri dhe duke kryer kontrolle të rrepta për tifozët me bileta. Ajo njoftoi se do të ndalohet “çdo material promovues racist, ksenofobik, politik, fetar.” Ndeshja ishte paparë të luhej më 15 tetor, por u shty për 12 nëntor pasi luftëtarët e grupit radikal palestinez i sulmuan qytetet e Izraelit jugor, duke i vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke i rrëmbyer mbi 240 të tjerë. Ky sulm nxiti luftë dhe bombardime të pareshtura hakmarrëse të Izraelit në Rripin e Gazës, ku u vranë mbi 11.000 palestinezë, sipas së Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë.Një numër shumë i vogël i tifozëve shkuan në Stadiumin Fadil Vokrri, i cili zë 14 mijë tifozë, për ta parë këtë ndeshje, që është e pazakontë duke e ditur përkrahjen që ekipi kombëtar dardan gëzon kur luan në shtëpi. Por, forma e dobët e kombëtares dhe moti i keq, si dhe rrethanat në të cilat u zhvillua ajo mund të kenë ndikuar. Pak orë para ndeshjes, një slogan i madh me mbishkrimin “Free Palestine”, apo në shqip “Liri për Palestinën”, u vendos në ndërtesën e Hotelit Grand në qendër të qytetit pranë një flamuri ukrainas, por u hoq shpejt.Disa ditë para kësaj ndeshjeje, një grup pro-palestinez kishte kërkuar leje për protestë paqësore në ditën e ndeshjes, por Policia e hodhi poshtë kërkesën e tyre për shkaqe sigurie. Trajneri dhe kapiteni i Izraelit thanë të shtunën se ekipi kombëtar i Izraelit ndihet i "sigurt" në Kosovë.

Top News – Protestat e mëdha në Iran/ Edhe futbollistë të vrarë, ish kapiteni sulmon FIFA
15/01 14:49
Top News – Stadiumi i rikonstruktuar i Vorës. Do të përurohet me sfidën ndaj Partizanit në Superiore
14/01 12:14
Top News – Chelsea shkarkon trajnerin. Rezultatet e dobëta dhe përplasje e heshtur me ‘shefat’
02/01 11:30
Top Channel/ E trishtë! Ndërron jetë vëllai binjak i Ema Andreas, ishte në palestër…
29/12 22:10
Top News -‘Babagjyshi sekret’ në Formula 1. Dhurata ‘homazh’ e Leclerc për George Russell
24/12 14:59
Top Channel/ Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend, zgjati dy ditë
21/12 20:03
Top Channel/ Ndahet nga jeta Ismet Bellova/ Shuhet në moshën 91-vjeçare gazetari i shquar sportiv
21/12 12:42
Top Channel/ Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës
19/12 21:40
Top Channel/ Më të mirët e futbollit! ‘Topi i Artë’ dhe ‘Këpuca e Artë’ për Bekim Balajn, Megi Doci
16/12 12:36
Top Channel/ Garat e shahut, klubi Tirana mblodhi këtë fundjavë 120 fëmijë
15/12 12:55
Top News – Juventusi nuk është në shitje. Familja Agnelli refuzon ofertën prej 1.1 mld eurosh
14/12 13:44
Top News – 7 mijë dollarë vetëm për bileta. FIFA kritikohet për çmimet ‘e majme’ të botërorit
12/12 13:47
Top Channel/ Kaos në Superiore, tifozët përleshen në shkallët e stadiumit pas Elbasani-Vllaznia
08/12 21:58
Top Channel/ “Flamurtaret” e Vlorës!Ekipi i basketbollit të femrave, asnjë humbje. Kryeson renditjen
06/12 12:29
Top Channel/ Flamurtari s’njeh rezultat tjetër veç fitores, ekipi vlonjat kryeson renditjen
06/12 10:50
Top News – Paguaj rusët, ose bllokim merkatoje/Si po i shkel FIFA sanksionet e vendosura ndaj Moskës
05/12 13:11
Top Channel/ Calja, rekord në Ballkan! Peshëngritësi shkëlqen në kampionatin në Durrës
03/12 20:11
Top News- Briken Calja shkëlqen në Durrës. Shpallet kampion i ballkanit në peshëngritje
03/12 15:09
Top Channel/ Surprizë përpara ndeshjes së Kategorisë së Parë, Rey Manaj takohet me futbollistët e…
03/12 13:45
Top News- Punimet në stadiumin e Tetovës. Kreu i FSHF, Duka: Ka qenë në gjendje të mjerueshme
02/12 15:17
DIGITALB DIGITALB