Kuvendi i kosovës ka votuar në parim projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Ky projektligj u miratua me votat e deputetëve të partive në pushtet, me 58 vota pro dhe 3 abstenime, e pa mbështetjen e opozitës. Madje ndër deputetët që abstenuan ishte edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.