Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e shoqëruar nga kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka bërë homazhe në varrin e presidentit Ibrahim Rugova në nderim të figurës së tij, 17 vjet pas vdekjes. Osmani tha se Rgova i dha zë kërkesave të drejta të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi. Ajo po ashtu theksoi se trashëgimia që Rugova la pas është duke i shërbyer Kosovës si dritë udhërrëfyese në përpjekjet për forcimin e shtetit.