Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se gjatë kësaj jave, autoritetet do të dorëzojnë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Sipas tij, ka ardhur koha që statusi i vendit potencial për kandidat, “që na është njohur shumë kohë më parë, të shndërrohet zyrtarisht në status të vendit kandidat, duke kaluar kështu në një fazë të re të marrëdhënieve me Bashkimin Evropian”.