Mediat serbe kanë shpërthyer në akuza pasi Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, ka publikuar listën e serbëve që do të arrestohen për tensionet në veri, duke future mes tyre edhe djali i presidentit të Serbisë, Danilo, si dhe vëllai i tij, Andrej Vuçic. Pothuajse të gjitha portalet dhe gazetat në Serbi kanë akuzuar të premten kryeminstrin Albin Kurti se kërkon të shkatërrojë të gjithë familjen e Vuçic, duke pretenduar se të afërmit e tij nuk kanë lidhje me gruper kriminale që kanë vendosur barrikadat në Veri.