Luan Dalipi, shefi i stafit të kryeministrit të Kosovës, i është përgjigjur Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, për reagimin e tij lidhur me situatën e tensionuar në veri. Pasi Borrelli kërkoi të mos ketë veprime të njëanshme e të pakoordinuara, Dalipi ka thënë se luftimi i krimit dhe kontrabandës është kompetencë e një shteti sovran.