Pak muaj pas vendosjes së reciprocitetit të targave, I cili ngjalli shumë tensione, Kosovë po rikthehet debati për barrierat tregtare nga Serbia. Qeveria e Kosovës po shikon mundësitë për vendosjen e masave të reciprocitetit tregtar me Serbinë. Zyrtarë të qeverisë së Kosovës janë shprehur, se janë duke bërë përgatitjet dhe kordinimin e nevojshëm ndërinstitucional që të mundësojnë një zbatim të plotë dhe funksional të masave të reciprocitetit tregtar me Serbinë.