Nuk ka ende tym të bardhë në Presidencën e Kosovës. Teksa kanë mbetur vetëm 24 orë nga afati zyrtar për zgjedhjen e presidentit të ri, partitë politike nuk kanë gjetur ende konsensusin mes tyre. Numrat, afatet dhe përplasjet politike e kanë kthyer zgjedhjen e kreut të shtetit të Kosovës në një provë të funksionimit institucional. Ndonëse qeveria e Albin Kurtit ka kartonët jeshilë, opozita duhet të jetë e pranishme në seancë gjatë votimit, gjë e cila ka sjellë dhe ngërçin. I gjendur në këtë situatë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se pas takimeve me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, biseda ishte konstruktive, ndonëse nga bisedimet nuk pati asnjë emër të dakordësuar në tavolinë.