Shtetet e Bashkuara të amerikës besojnë se Kosova dhe Serbia duhet të tregojnë se janë të gatshme të gjejnë zgjidhje në mënyrë konstruktive, dhe që të përmbushin obligimet që dalin nga dialogu i ndërmjetësuar prej Bashkimit Evropian në Bruksel. Sipas Ambasadës, të dyja palët duhet të zgjedhin rrugën e dialogut dhe të përmbahen nga veprimet që do të mund të çonin në dhunë dhe përballje.