Në 18-vjetorin e Pavarësisë, ish-ambasadori I SHBA në Prishtinë, Jeffrey Hovenier ka vlerësuar progresin e Kosovës, duke theksuar se qytetarët e saj meritojnë të përgëzohen për për progresin e jashtëzakonshëm që kanë bërë në krijimin dhe konsolidimin e shtetit të tyre sovran dhe të pavarur. Diplomati tha për REL, se Kosova nuk është më një shtet në tranzicion, por një shtet demokratik i pavarur dhe i suksesshëm. Hovenier tha se Kosova po përballet me pritshmëri të qarta dhe duhet të planifikojë me kujdes hapat e saj të mëtejshëm. “Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës dhe përparimi në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s varen nga partnerët kryesorë, të cilët duhet të shohin përpjekje të besueshme dhe të përgjegjshme”, tha ai.